Itali: Shkaterrohet rrjeti shqiptar i droges
Albeu.com
Autoritetet italiane urdhëruan sot arrestimin e 85 anëtarëve të një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës, shumica e të cilëve shqiptarë. Mbi 100 policë anti-drogë, 400 nga komandat lokale, 120 automjete dhe 1 helikopter, kanë ...... marrë pjesë në operacionin që u zhvillua në tre rajone, Umbria, Kampana dhe Toskana. Hetimet që kanë nisur prej vitesh, zbuluan rrjetin e tre organizatave shqiptare, të cilët organizonin trafikun e kokainës dhe hashashit nga Vendet e Ulëta apo Ballkani drejt Italisë. Policia italiane shpjegoi se ky hetim kërkoi 15 mijë orë pune, të shpërndara në 700 ditë.
Shtuar më 09/02/2010, ora 21:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori