Itali, senatori i parë me ngjyrë vjen nga partia anti-emigracion
Rezultati i zgjedhjeve të së dielës në Itali ishte paralajmëruar nga sondazhet para dhe gjatë fushatës, por “surprizat” nga vota e italianëve nuk kanë të sosur.

“Miq, i emocionuar ju komunikoj që jam zgjedhur Senator i Republikës! Pas 25 vitesh betejash dhe lufte në familjen e madhe të Lega Nord, jam duke nisur një aventurë të madhe. Falenderoj për këtë Matteo Salvinin, udhëheqësin e madh që drejtoi Legan në shndërrimin e saj në forcën më të madhe të së djathtës në Itali”.

Ky është mesazhi i publikuar nga Tony Iwob. Në pamje të parë nuk ka asgjë që nuk shkon dhe tregon gëzimin dhe lumturinë e një të sapozgjedhuri në dhomën e lartë të Parlamentit italian. Por, paradoksi është se Tony, me origjinë nga Nigeria, është zgjedhur Senator nga lista e partisë, që betejën e saj e kishte kundër emigrantëve dhe një prej sloganeve të saj më popullore në fushatë ishte: “Ndal pushtimit!”.

Senatori i parë me ngjyrë në historinë e Italisë thotë se Lega nuk është raciste, përkundrazi.

Lega kundërshton emigracionin e paligjshëm dhe klandestinët. Pikërisht klandestinët janë burimi kryesor i racizmit”, shprehet ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2018, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori