Itali, rriten borxhet edhe për qeverinë e Berluskonit
Niveli i borxhit të qeverisë italiane ka arritur një rekord të ri gjatë ditës së hënë, ndërsa frika për mundësinë e një kolapsi të stilit grek është gjithmonë e në rritje.

Letrat me vlerë dhjetëvjeçare të qeverisë italiane u shitën me një normë interesi tepër të lartë prej 6,64%, në vend të 6,37% që ishin shitur më parë. Kjo do të thotë se Roma duhet të paguajë me qindra milionë më shumë për të shlyer huatë e saj.

Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, është zhytur në një spirale borxhesh dhe bashkuar me stanjacionin që po kalon vendi, mundësia e një kolapsi është gjithmonë e pranishme./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori