Itali, qeni zbulon kokainën e shqiptarit (VIDEO)
Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua nga carabinierët në Venecia, pasi u kap me 11 doza kokainë.

Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari i arrestuar është Muhamet Alshabani dhe akuzohet për trafik droge.

Atij iu sekuestruan 11 doza kokainë, por gjatë kontrollit në banesë, qeni anti-drogë i zbuloi edhe 60 doza të tjera kokaine të fshehur në kondisioner.

I riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.

Shtuar më 08/05/2019, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori