Itali, protestë kundër kryeministrit
Mijëra qytetarë u mbledhur në Romë për një demonstratë anti-qeveritare të organizuar nga partia e djathtë Liga e Veriut. Protesta u thirr nga lideri i partisë Matteo Salvini, me fokus kryesor mbi emigrimin.

Në fjalën e tij para demonstruesve Salvini tha se “kërkonte të ndryshonte Italinë që ekonomia të përmirësohej, gjë që sipas tij po pengohej nga Brukseli dhe politika e çmendur e Europës”.

Protesta erdhi dy muaj para zgjedhjeve rajonale, ku Salvini shihet si konkurrenti më i fortë i Mateo Renzit.

Paralelisht me protestën anti-qeveritare u organizua dhe një protestë kundër Salvinit me rreth 35 mijë pjesëmarrës të krahut të majtë. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2015, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori