Itali: Prodi fillon takimet për krijimin e qeverisë
Albeu.com
Udhëheqësi i koalicionit të qendrës së majtë në Itali, Romano Prodi, pritet të takohet me aleatët e tij të mërkurën për të filluar me përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.Zoti Prodi thotë se do të fillojë nga puna për krijimin e qeverisë pavarësisht nga refuzimi i kryeministrit aktual Silvio Berluskoni për të pranuar rezultatin.


Rezultatet tregojnë se koalicioni i qendrës së majtë ka fituar një shumicë të vogël në të dyja dhomat e parlamentit. Por Zoti Berluskoni, i cili udhëheq koalicionin e qendrës së djathtë, ka kërkuar verifikimin e 43 mijë fletëve të votimit. "Po të kihet parasysh shumica me vetëm 24,204 vota dhe fakti që ka shumë fletë votimi të diskutueshme, atëherë vetëm kur të kryhen procedurat e nevojshme ligjore të verifikimit, ne mund të jemi të gatshëm të pranojmë se kundërshtari ynë politik ka fituar në zgjedhje. Për momentin askush nuk mund të thotë se ka fituar" deklaroi zoti Berluskoni. Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-së, Peter Eicher, i tha BBC-së se çështja e fletëve të kontestuara të votimit mund të shkojë në gjykatë. Ndërsa zoti Prodi bëri këtë deklaratë për refuzimin e rivalit të tij për të pranuar humbjen. "Zoti Berluskoni ishte kryeministër - ishte vetë ai që e donte këtë ligj zgjedhor. Mendoj se është koha për t'u dhënë fund ankesave. Zgjedhjet na kanë dhënë numrin e nevojshëm të deputetëve në të dyja dhomat e parlamentit, çka i jep mundësi koalicionit tonë të të qëverisë sipas ligjit për të gjithë italianët", tha zoti Prodi. Analistët parashikojnë që procesi i krijimit të qeverisë të jetë i gjatë dhe i vështirë. për shkak të diferencës së vogël që koalicioni i qendrës së majtë ka në parlament, sidomos në senat. bbc
Shtuar më 12/04/2006, ora 13:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori