Itali, nën sekuestrim media "mike e mafias"
Antimafia italiane ka kërkuar vënien nën sekuestrim të pasurive të një prej sipërmarrësve më të rëndësishëm të mediave në Italinë e Jugut, pronar i së përditshmes "La Sicilia" , bashkëpronar i të përditshmeve, "La Gazzeta del sud". "Giornale di Sicilia", "La Gazzetta del Mezzogiorno", i kanaleve televizive lokale Antenna Sicilia, Telecolor S.p.A, Teletna, e i kanaleve radiofonike Radio Telecolor, Radio Video 3 e Radio Sis.

Pas një hetimi të nisur në janar të 2015, Antimafia italiane i ka kërkuar Gjykatës së Katanias, ekzekutimin e urdhërit të sekuestrimit të pasurisë të sipërmarrësit mediatik Mario Ciancio Sanfilippo i akuzuar për lidhjet me familjet kataneze mafioze të Cosa Nostra, e i kosideruar si rrezikshmëri sociale për kontributin e tij në favor të mafias.

Dosja hetimore kundër sipërmarrësit Mario Ciancio Sanfilippo i referohet fakteve nga vitet '70 deri më 2013 e urdhëri i sekuestrimit mbulon të gjitha pasuritë e vëna nga ai gjatë kësaj periudhe kohore.

Nën sekesutrim janë vënë 31 shoqëri sipërmarrëse të tij, kuotat në 7 shoqëri të tjera, pasuri të patundshme, llogari bankare mes të cilave dhe një në Zvicër, e të mira materiale në vlerë mbi 150 milionë euro.

Sipas dosjes hetimore të Antimafias Italiane, nën akuzë është vënë në veçanti e përditshmja "La Sicilia", e cila ka dhe numrin më të madh të lexuesve në rajonin e Sicilisë.

Sipas hetuesve italianë kjo media ka pozicionuar një linjë editoriale të errët për të mbuluar lidhjet e familjeve mafioze me sipërmarrjen siciliane, ka punuar për largimin e vëmendjes publike nga hetimet ndaj eksponentëve mafiozë e mbi të gjitha akzuohet për një bashkëpunim të heshtur me familjet mafioze për të ruajtur influencën mediatike në territor.

Antimafia italiane dokumenton bashkëpunimet sipërmarrëse të Mario Ciancio Sanfilippo me mafian Cosa Nostra në ngritjen e disa qëndrave tregtare në territorin sicilian, siç është rasti i ndërtimit të parkut tregtar "Porte di Katania" i ndërtuar në bashkëpunim me dy familje mafioze të Cosa Nostras apo "Sicily Outlet£

"Rrezikshmëria sociale e Mario Ciancio Sanfilippo, nënvizon Antimafia italian shfaqet në shumat e mëdha të kapitalit të impenjuar në iniciative ekomomike spekullative."

Pas vendimit të marrë nga Gjykata e Katania, Mario Ciancio Sanfilippo ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i së përdishme La Sicilia e është shprehur optimist se avokatët e tij do të vërtetojnë se këto akuza nuk janë të vërteta.

Ndërkohë Federata Kombëtare e gazetarëve italianë ka shprehur solidaritet ndaj kolegëve gazetarë që punojnë në të përditshmen "La Sicilia" e në të gjitha mediat e tjera ku bashkëpronar është Mario Ciancio Sanfilippo.

"Pasuritë e tij janë vënë nën sekuestrim për bashkëpunim me mafian, shkruan Federata e gazetarëve italianë, por kjo nuk do të thotë se dhe kolegët gazetarë janë të përfshirë me mafian."
Shtuar më 07/10/2018, ora 22:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori