Itali, lider i ri i opozites zgjidhet Pier Luigi Bersani
Albeu.com
Partia Demokratike italiane në opozitë zgjodhi në një votim mbrëmjen e kaluar ish-ministrin Pier Luigi Bersani si liderin e saj të ri. Në një votim ku morën pjesë afro 2.5 milionë votues, Bersani, 58 vjeç, u zgjodh për të udhëhequr opozitën e përçarë nga ...... mosmarrëveshjet e brendshme që prej disfatës së rëndë përballë konservatorëve të Silvio Berlusconit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar. Rezultatet përfundimtare të votimit pritet të dalin sot, por lideri i përkohshëm i partisë Dario Franceschini pranoi se rivali i tij Bersani kishte siguruar një fitore të thellë.
Shtuar më 26/10/2009, ora 15:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori