Itali, kapen 4 shqiptarë me 10 mijë euro, tentuan të qëllojnë policin
Pëlqej
Policia arrestuar 4 shqiptarë të akuzuar për disa vjedhje të banesave. Të arrestuar janë Kasem Stafa 42 vjeç, Krenar Xheli 23 vjeç, Andi Xhiveshi 21 vjeç dhe Renato Bajraktari 28 vjeç.

Në momentin që policia ka ndërhyrë për t’i arrestuar, njëri prej shqiptarëve ka goditur makinën e karabinierëve, ndërsa Krenar Xheli ka tentuar të sulmojë me kaçavidë njërin nga policët.

Sendet e vjedhura arrijnë vlerën e 10 mijë eurove, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të grupit kriminal që vepronte në disa qytete në Itali. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori