Filmoi pedofilat dhe theu rrjetin, Gani Gërmia: Krim me qenë femër në Kosovë

Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si Gani Gërmia, ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku zbuloi prapaskenat e videos së tij më virale dhe me impakt më të madh mbi shoqërinë. Bëhet fjalë për një investigim të gazetarit satiric, i cili i veshur si vajzë doli në “gjueti” për klientë duke shprehur se ishte prostitutë dhe nën moshë. Ky investigim që numëron me mijëra klikime në YouTube denoncoi rëndë prostituimin e vajzave n, për të cilën Dëmarku shprehu se ishte masiv në Kosovë dhe jo vetëm.

“Ishte një prej gjërave më të vështira që kam kaluar. Janë tema shumë të ndjeshme. Unë kam hetuar për disa muaj rradhazi, por asnjëherë nuk e mendoja se do të arrija në atë pikë. Prostitucioni ndodh në të gjithë botën, unë e bëra veten kurban për të dhënë një mesazh të fuqishëm; me shpëtu fëmijët.” – shprehu i mirënjohuri Gani Gërmia për Abc NewsAlbania.

Përjetimet e tij ishin të forta teksa kryente xhirimet, të cilat shprehu se mund t’i kishin rrezikuar edhe jetën. Arsyeja pse vendosi të fliste për një temë të tillë është për të hedhur dritë mbi skandalet që kalojnë përpara syve të qytetarëve pa u vërejtur.

“Gjatë storjes pashë shkelje ligjore ku personat brenda videos thanë se para një muaj kanë pasur marrëdhënie me një vajzë 17 vjeçare. Ku bie problemi te shteti apo te familja.” – tha ai.

Cila ka qenë momenti më i vështirë i Visarit në xhirim e sipër?

“Për herë të parë kanë nxjerrë lotë sepse e pashë çfarë është një femër në Kosovë, është krim. Në momentin kur i moshuari më ka lëshuar dorën te këmba ka qenë një prej gjërave që se prisja.”

Në një kohë kur diskutimi i cilësisë së medias televizive dhe asaj online është i zjarrtë, Visari shprehu se publiku është në një fazë shumë të vështirë për tu emancipuar dhe për tu kulturuar. Sipas tij kjo vjen si pasojë e programeve të cilat kanë për qëllim të bëjnë lajme të bujshme dhe jo të sjellin në vëmendje tematika të ndjeshme sociale.

“Nëse në shqiptari del prej k*rvlleku dhe prej sehireve, nuk të sheh kush. Unë jam mysafir te ti, atë që më server do të ha. Publiku është viktimë në këtë rast, dhe çfarë po ofrojnë mediat në shqiptari është skandal. Unë jetoj me një brengë sepse zgjohem dhe bi tu mendu ça me bo për njerëzit.”

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni intervistën e plote në YouTube, Abc NewsAlbania.

 


Shtuar 12.01.2022 18:16