Naftëtarët i rikthehen sërish protestave, paralajmërojnë grevë urie

Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer sërish protestave.

Ata janë mbledhur për të disatën herë para dyerve të rafinerisë.

Naftëtarët kërkojnë nga organet qeverisëse të reflektojnë për plotësimin e kërkesave të tyre dhe fillimin e punës së rafinerisë.

Mësohet se nga Këshilli Sindikal u vendos që ditën e hënë punonjësit do të hyjnë në greve urie pranë ambienteve të Kombinatit.


Shtuar 25.09.2020 08:58