Islandezët shkojnë në pishina siç shkojnë shqiptarët për kafe
Kur bëhet fjalë për shoqërim, anglezët kanë baret, italianët kanë sheshet, kurse islandezët kanë pishinat e saj.

Në një pasdite me dëborë gjatë muajit shkurt, pishina në natyrë të hapur në kryeqytetin e Rejkjavik ishte e nxënë.

Përkundër që ishte ftohët, kjo nuk i pengonte islandezët që të qëndronin në pishina.

Ky është vendi i takimit të islandezëve. Vende të tilla cilësohen se çelësi i lumturisë për qytetarët e Islandës.

Edhe nëse temperaturat janë të shumë të ulëta, pishinat në Islandë do të jenë përsëri përplot me njerëz.

Pavarësisht nga klima e ashpër, Islanda shpesh gjen vetën në mesin e tri vendeve më të lumtura në botë.
Shtuar më 29/03/2019, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori