Islami po njolloset nga "forcat e errësirës"
Pëlqej
Princi i Arabisë Saudite, Moqren bin Abdul Aziz është shprehur se Arabia Saudite duhet të bëjë ç'ështe e mundur që islami të mos njolloset si fe.

Mbretëria e Arabisë Saudite, ka rënë dakord me shtetet e tjera Arabe, që t’i bashkangjitet Uashingtonit në luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

“Sot, ne myslimanët, jemi të brengosur, pasi nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mbrojtur popullin tonë dhe rininë tonë, nga ekstremizmi”, ka thënë princi Moqrenm, transmeton Rel.

Ai ka shtuar se disa persona kanë mashtuar të rinjtë në emër te fesë, pasi islami asgjëkund nuk e thotë se përligjet krimi. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori