E FUNDIT/ Lirohet një tjetër i rrezikshëm i bandës së Durrësit
ISIS vijon masakrën, shkatërron një pjesë e amfiteatrit romak në Palmira
Antarët e shtetit të vetëshpallur islamik ISIS, kanë shkatërruar një pjesë të amfiteatrit romak në qytetin e lashtë të Palmirës në Siri.

Fasada e amfiteatrit, e cila i përket shekullit të dytë dhe monumenti i quajtur Tetrapylon janë shkatërruar, raportojnë mediat shtetërore.

Kjo nuk është hera e parë që ISIS shkatërron qytetin antik të Palmirës.

Më herët ISIS ka hedhur në erë me eksploziv tempullin Bel, një dëshmi e gjallë e historisë dhe kulturës botërore i cili ndodhej në Palmiran, në Siri si dhe strukturën harkore afro 2 mijë vjeçare, të njohur si Harku i Palmirës, në qytetin e lashtë.

Kreu i Antikiteteve dhe i Muzeve të Sirisë ka thënë më herët se duhen të paktën 5 vite për rehabilitimin e monumenteve të shkatërruara ose të dëmtuaraqytetin e vjetër të Palmiras, nën kontrollin e ISIS-it për një periudhë 10 mujore.

"Nëse do të kemi miratimin e UNESCO-s, duhen të paktën 5 vite për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara nga ISIS-i", ka thënë Maamoun Abdelkarim. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori