Dhjetëra luftëtarë të grupit militant Shteti
Islamik (IS) janë
dorëzuar te forcat afgane, pas luftimeve intensive midis tyre dhe
talibanëve në provincën Javzjan të
Afganistanit.
Shefi i policisë lokale, Faqeer Mohammad Jawzjani, i tha Radios Evropa e Lirë se së paku 200 militantë janë
dorëzuar në qarkun Darzab, që nga nata e kaluar.
Jawzjani tha se bastioni kryesor i Shtetit
Islamik në veri të
Afganistanit është tani nën kontrollin e
talibanëve, të cilët kanë luftuar grupin e tyre rival për disa javë.
Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga talibanët apo Shteti
Islamik.
Qeveria e
Afganistanit, e mbështetur nga Perëndimi, është duke luftuar talibanët, Shtetin
Islamik dhe grupet e tjera militante që nga tërheqja e shumicës së trupave të NATO-s në vitin 2014.
Të martën, së paku 15 vetë u vranë në qytetin lindor të Xhalalabadit, kur persona të armatosur sulmuan një ndërtesë qeveritare.
Shtuar më 01/08/2018,
ora 10:56