ISIS u krijua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Pëlqej
Udhëheqësi i lartë i arabëve të Izraelit, Muhamed Zidane ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin se kanë formuar ISIS-in në mënyrë të fshehtë.

Zidan tha se grupi është krijuar për të prishur imazhin e myslimanëve në Lindjen e Mesme dhe që Shtetet e Bashkuara së bashku me Izralin të mund të marrin kontrollin mbi rajon.

"Pyetja këtu është: Kush i armatosi? Kush qëndron pas tyre financiarisht? Përgjigja është e qartë: SHBA mbështet ata për të lehtësuar marrjen e rajonit", tha ai për Times of Israel, transmeton Mesazhi.

Sheikh Raed Salah, kreu i Lëvizjes islame në Izrael dhe një kritik i zëshëm i shkeljeve të Izraelit tha se ISIS është një rrezik për botën arabe. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori