ISIS shokon botën, xhihadisti 10-vjeçar vret 2 spiunë rusë
Militantët e Shtetit Islamik ISIS kanë publikuar një tjetër video, ku kësaj here shfaqet një fëmijë 10-vjeçar i cili ekzekuton me armë zjarri dy burra. Në videon e pulvikuar në rrjetet sociale, shfaqen dy burra të cilët thonë se janë "agjendë të rekrutuar nga inteligjenca ruse", të cilët më pas vriten nga një djalë 10-vjeçar.

Kjo video vjen, një ditë pasi që Shteti Islamik, ka paraqitur një tjetër fëmijë rreth moshës 14 vjeç, i cili bën sulm vetëvrasës në Irak, në provincën Salahuddin.

Pavarësisht propagandës terrorizuese që ISIS lëshon çdo ditë, për videon shokuese nuk mund të thuhet me siguri nëse ajo është e vërtetë, ndërsa një ekspert ushtarak tha se ajo është e montuar. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori