ISIS shkatërron një qytet historik në Irak
Xhihadistët e ISIS po vazhdojnë me aktet barbare duke shkatërruar monumente historike, dhe duke zhdukur trashëgimi tradicionale të qyteteve të ndryshme në vendet e lindjes së mesme.

Së fundi “viktime” e xhihadistëve ka mbetur qyteti historik i Hatrës në Irak i cili njihet edhe si qytet i UNESCO-s si qytet i trashëgimisë botërore, transmeton Dailymail.

Raportohet që xhihadistët kanë përdorur çekiçë për të prishur ndërtimet e monumenteve historike, e poashtu nuk është përjashtuar as përdorimi i armëve të ndryshme automatike.

Këto pamje xhihadistët e kanë postuar në ueb-faqen e tyre në internet, duke paralajmëruar kështu edhe vazhdimin e këtyre akteve edhe në qytete tjera. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori