ISIS rrëzon helikopterin ushtarak të Rusisë
I ashtuquajturi “Shteti Islamik” pohon se ka rrëzuar një helikopter ushtarak rus në Siri ditën e sotme.

Lajmin e konfirmoi ISIS përmes agjencisë së tyre të lajmeve Amaq.
Sipas njoftimeve, helikopteri rus u qëllua me raketë nga luftëtarët e ISIS në afërsi të fshatit Huëaysis.

Deri tani nuk ka raportime për të plagosur apo për viktima.

Pretendimet e Shtetit Islamik nuk janë konfirmuar ende nga Rusia, e cila ka nisur një fushatë të ashpër bombardimesh ndaj ekstremistëve të ISIS. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2016, ora 20:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori