ISIS rekruton 9 vjeçarët në emër të luftës së shenjtë
Fëmijë të mitur rreth moshës 9 vjeçare po rekrutohen nga ISIS për të luftuar përkrah ISIS-it.

Denoncimi vjen nga OKB dhe konfirmohet nga dëshmitarë që jetojnë në zonë. Shumë prej të miturve arsimohen në shkolla fetare fundamentaliste, që kanë zënë vendin e shkollave shtetërore të mbyllura në qershor të 2014-s.

Një grup sunit që operon në zemër të qytetit kundër ISIS, rrëfeu për agjencinë spanjolle EFE, se të ashtuquajturit “Luanë të vegjël” të kalifatit janë tashme një realitet i qartë në një qytet prej një milionë e gjysmë banorësh.

Zëdhënësja e agjencisë se OKB-së për refugjatët, UNHCR-së ngre alarmin se në qytezën e Tal Afar militantet dilnin në rrugë me altoparlantë për të urdhëruar familjet të dorëzonin fëmijët e tyre të moshës 9 vjeç e sipër.

Gjithashtu OKB dhe Amnisty International sinjalizojnë se ISIS po ekzekuton në publik tradhtarët e dyshuar dhe ish-policët e punonjësit e qeverisë iraniane që gjenden në burgun e qytetit./albeu.com/



Shtuar më 05/11/2016, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori