ISIS refuzon ftesën për të luftuar Izraelin (VIDEO)
Pëlqej
Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, i njohur si ISIS ka marrë një ftesë për të luftuar përkrah Hamasit në luftën kundër Izraelit.

Burime mediatike botërore kanë shkruar se ISIS e ka refuzuar këtë ftesë.

“ISIS ka ofruar trajnime për palestinezët të cilët kanë ardhur në kampet e tyre nëpër Siri dhe Irak, por asgjë më shumë se kjo nuk ka ndodhur”, kanë thënë mediumet.

Mirëpo, duket se ISIS as që kanë ndërmend të ndihmojnë palestinezët, pasi në një video, shihet teksa ata djegin flamurin palestinez.

Kriza në Irak u përshkallëzua kur militantët e ISIS-it morrën kontrollin e qytetit Mosuli në një sulm të rrufeshëm me 10 qershor 2014, i cili u pasua me rënien e qytetit te Tikrit, i cili ndodhet 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Irakut, Bagdad dhe Falluxha.

Tikritin më vonë e rimorrën përsëri forcat e ushtrisë irakiane. /albeu.com/



Shtuar më 07/08/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori