Militantët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” kanë publikuar një audio incizim që duket se është i liderit të tyre, Abu Bakr al-Baghdadi.
Folësi, i cili ka zërin e ngjashëm me atë të al-Baghdadi, komenton rreth kërcënimeve të fundit të Koresë së Veriut ndaj Japonisë, si dhe betejave të IS në
Mosul.
Baghdadi, për kokën e të cilit qëndron shpërblimi prej 25 milionë dollarësh, nuk është parë në publik që nga viti 2014, kështu duke lënë vend për mjaft spekulime rreth fatit të tij.
Vendi i fundit ku ai është parë ishte në Xhaminë al-Nuri në
Mosul, pasi ISIS kishte marrë kontrollin e qytetit. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017,
ora 20:34