ISIS po vepron kundër Islamit
Pëlqej
Më shumë se 100 udhëheqës dhe studiues myslimanë i kanë dërguar një letër udhëheqësit politik të ISIS-it, Ebu Bekr el-Bagdati.

Studiuesit myslimanë i kanë thënë el-Bagdatit se po keqpërdoret feja për qëllime të mbrapshta pushteti, duke përdorur dhunë dhe terror, parime këto aspak në një vijë me ato të Islamit.

Letra, e publikuar më datë 24 shtator thotë se vrasja, përzënia e pakicave, terrori etj. nuk janë aspak paqësore dhe se islami as që i ka përligjur ndonjëherë.

Edhe presidenti i SHBA-së, Barak Obama e dënoi ISIS-in, duke thënë se pjesëtarët e saj po e përdorin fenë për krimet e tyre të tmerrshme. /albeu.com/


Shtuar më 25/09/2014, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori