ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Pakistan
Grupi ekstremist, i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në tempullin Sufi, në pjesën jugore të Pakistanit.

Si pasojë e shpërthimit mbetën të vrarë së paku 25 vetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, menjëherë e ka dënuar atë që ai e ka cilësuar si sulm kundër filozofit dhe poetit Sufi, për nder të të cilit është ndërtuar tempulli në qytetin Sehwan në provincën Sindh.

Rrjeti pakistanez, “Daën TV”, duke cituar zyrtarët mjekësorë ka thënë se trupat e 25 personave të vrarë dhe 25 vetë të plagosur seriozisht, janë dërguar në një spital lokal. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori