ISIS merr përsipër sulmet në Irak
I ashtuquajturi “Shteti Islamik” ka marrë sot përsipër në një deklaratë të publikuar nga agjencia e tij propaganduese Amaq për sulmin e dyfishtë ku u vranë 50 persona në jug të Irakut, më tragjiku që prej rimarrjes së Mosulit nga xhihadistët në muajin korrik.

ISIS-i konfirmoi se sulmi kundër një restoranti dhe një pike kontrolli të sigurisë, në afërsi të Nassiriya u krye nga disa kamikazë.

Bilanci pritet të rritet, referuar zyrtarëve lokalë, të cilët bënë të ditur se të plagosurit ishin në gjendje kritike për jetën. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2017, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori