ISIS mban në duar armët e SHBA-së, Kinës dhe Evropës
Pëlqej
Armët, të cilat grupi terrorist ISIS i mban në dorë janë prodhuar në SHBA, Kinë dhe në Evropë.

Grupi terrorist që po kryen masakra në Irak dhe gjithandej në Lindjen e Mesme ka në dorë pushkë nga Amerika, mitrolozë nga Kina dhe anti-tankë nga ish-Jugosllavia, bën me dije një institut me qendër në Londër.

Instituti në fjalë thotë se organizata terroriste perdor 10 lloje armësh që vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Këto të dhëna nuk bëhen publike për të gjetur "fajtorin" se kush po e ndihmon ISIS-in, por është thjesht dokumentim se çfarë armësh mbajnë në duar militantët e IS. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori