ISIS lëshon një tjetër mesazh "tmerrues": Vrisni çdo jobesimtar
Pëlqej
Organizata terroriste ISIS ka lëshuar një tjetër mesazh "tmerrues", drejtuar sidomos Amerikës, Francës dhe të gjitha shteteve Perëndimore.

“Nëse mund të vrisni një jo besimtar amerikan apo europian – por sidomos një francez – apo një australian ose kanadez, vriteni në cdo mënyrë që mundeni dhe imagjinoni", thuhet në një mesazh zanor të grupimit radikal.

ISIS po kërcënon në Lindje të Mesme sidomos pakicat etnike, ndaj të cilave po ndjek politika deri genocidale.

Nga Iraku dhe Siria kanë ikur më shumë se 130 mijë kurdë, për shkak të dhunës dhe terrorit të IS-it. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori