ISIS kishte kërkuar 100 milionë dollarë që të mos i priste kokën gazetarit amerikan
Pëlqej
Grupi terrorist, ISIS ka kërkuar 100 milionë dollarë nga qeveria amerikane, që të mos e vrasë gazetarin James Foley.

New York Times shkruan se vrasja e gazetarit ka qenë në shenjë hakmarrje kundër amerikanëve që bombarduan nga ajri, por se sërish ISIS ka qenë i gatshëm ta dorëzojë gjallë gazetarin në këmbim të shumës milionshe.

Sipas Times, ISIS gjithashtu kërkoi këmbime të të burgosurve në negociatat për Foley dhe tre pengjeve të tjera amerikane.

Ekspertët kanë treguar se organizata terroriste IS aktualisht fiton afër 1 milionë dollarë në ditë, kryesisht nga harraçet e rrëmbimeve dhe nga plaçkitjet. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori