ISIS kërcënon Putinin
Pëlqej
Anëtarët e ISIS, pasi kanë pushtuar aeroportin e Ragit të Sirisë, kanë xhiruar një video me anë të së cilës kanë kërcënuar presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ky është një mesazh për ty, Vladimir Putin! Ky është aeroplani që ia keni dërguar Basharit (Bashar Al-Asad, president i Sirisë), ndërsa ne do të dërgojmë atë për ju. Ne do ta çlirojmë Çeçeninë dhe gjithë Kaukazin. Froni yt është tronditur, froni yt do të bjerë kur të arrijmë tek ti, sepse Allahu është në anën tonë”, thuhet në kërcënimin ndaj Putinit.

Vladimir Putin ndërkohë edhe vetë "është hedhur në sulm", pasi ka thënë se “forcat ruse të armatosura, në mbështetje të arsenalit bërthamor, janë të gatshme për çdo lloj agresioni”. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori