Romeo i bëri Donaldit surprizën e çmendur me parashutë, si reagoi Bora Zemani (VIDEO)

Dita për Donaldin sot në “Big Brother VIP” ka nisur me emocione të forta. Romeo i ka bërë një surprizë të çmendur duke kaluar sipër shtëpisë së “BB VIP” me parashutë dhe Donaldi nuk i ka mbajtur dot lotët dhe emocionet.

Kujtojmë se të tilla emocione i kemi parë me Donaldin edhe gjatë takimit romantik në “Big Brother VIP” me Bora Zemanin.

Kjo e fundit nuk ka ndenjur pa reaguar për surprizën e Romeos dhe e ka shpërndarë në Instagramin e saj duke i bërë “tag” binjakëve dhe vëllait tjetër të tyre.

“Sot para dy orësh e kam ndjerë që do më ndodhte diçka.Mua zoti më do shumë.Kam një vëlla të mrekullueshëm.Më mungon shumë” tha Donaldi i përlotur./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 13:43