ISIS "kërcënon" Amerikën: Flakët e luftës sapo kanë nisur (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizuan një Konferencë në Paris vetëm për të diskutuar dhe për tu mbledhur kundër grupimit radikal terrorist ISIS.

Edhe presidenti Barak Obama është shprehur disa herë se do ta sulmojë në mënyrë të pamëshirshme grupin që po terrorizon Lindjen e Mesme.

Mirëpo, sot grupi radikal ka prezantuar një video, ku ka një mesazh të qartë për SHBA-në.

Në këtë video shfaqen ushtarë të ISIS, sikur jane "duke shkatërruar ushtrinë amerikane dhe më tej edhe deklarata e Obabës se nuk do të veprojë më në Irak".

Regjistrimi është përgjigje ndaj hapave diplomatikë që po ndërmerr Uashingtoni zyrtar ndaj grupimit ISIS.

Videoja është hedhur në YouTube, por se është ndaluar më vone nga kanali, për shkak se ka patur imazhe tepër të rënda. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori