Grupi terrorist ISIS, që po kryen krime në
Siri dhe në Irak, ka kërkcënuar me vdekje edhe diplomatët serbë në Damask.
Bëhet me dije se ISIS ka dërguar një letër në ambasadën e Serbisë në
Siri, ku kërkohet që ambasadorët të largohen për shtatë ditë, ose përndryshe do ti vrasin, duke "ua prere
kokat", transmeton
Kurir.
Letra kërcënuese është lënë në oborrin e ambasadës.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014,
ora 14:31