ISIS-i u shpërndan militantëve të vet “Pasaporta për parajsë” (FOTO)

Organizata terroriste e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” ka filluar të shpërndajë “pasaportat për parajsë” tek militantët e vet.

Përmbajtja e këtij dokumenti është zbuluar nga forcat opozitare siriane gjatë betejave të ashpra të zhvilluara kundër kundër ISIS-it në çlirimin e qytetit Raqqa.

Pasaportat e prodhuara me cilësi të lartë me ngjyrë të gjelbër dhe me shkronja të arta përmban citate uranore në gjuhën arabe dhe atë angleze.

Por, duket se kjo taktikë motivon militantët që të kryejnë sulme terroriste duke përdorur rripa të mbushur me eksploziv apo vetura me bomba.

Në kopertinën e kësaj pasaporte shkruan “Pasaporta për parajsë”. Me këto pasaporta, atyre u “garantohet” që nëse vdesin në vijën e parë të frontit do të shkojnë në parajsë”.

Shtuar më 27/06/2017, ora 22:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori