ISIS-i i vret 6 antarë të Kryqit të Kuq në Afganistan
Të paktën gjashtë antarë afgan të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë vrarë sot nga militantë të dyshuar të SISI-in në veri të Afganistanit.

Ngjarja ka ndodhur në pas sulmit në provincën Jowzjan. Sipas policisë, dy antarë të tjerë të Kryqit të Kuq që ishin prezentë në zonën e luftës mungojnë dhe dyshohet se janë marrë nga militantët e ISIS, transmeton "Reuters".

Shefi i policisë Rahmatullah Turkistani ka thënë se ISIS ka sulmuar automjetin me të cilin udhëtonin antarët e Kryqit të Kuq, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e dy antarëve që dyshohen se janë marrë nga militantët e ISIS. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori