ISIS futet sërish në qytetin antik të Palmirës
Militantët e “Shtetit Islamik” janë futur sërish në qytetin antik të Palmirës, nëntë muaj pasi humbën kontrollin e këtij qyteti sirian, kanë njoftuar sot aktivistët.

Grupi militant “Shteti islamik” kishte mbajtur nën kontroll Palmirën për 10 muaj, para se forcat qeveritare siriane, në mars të këtij viti, e rimorën qytetin antik.

Por militantët kanë nisur një ofensivë në këtë qytet më herët gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, forcat siriane të mbështetura nga Rusia, janë shumë afër që të marrin edhe zonat e fundit që janë në duart e rebelëve në qytetin e Alepos.

Palmira shihet si vend strategjik për ISIS-in për shkak se është shumë afër zonave të pasura me naftë.

Në kohën që ishte nën kontrollin e ISIS-it, Palmira pësoi shkatërrime të mëdha, militantët shkatërruan monumentet e qytetit, që është i vjetër afro 2 mijë vjet. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2016, ora 22:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori