ISIS djeg të gjallë luftëtarët që u larguan nga fushëbeteja në Mosul
ISIS ka ekzekutuar 9 nga anëtarët e vet duke i hedhur ata në çisternat me naftë e duke i djegur kështu të gjallë pasi u larguan nga fushëbeteja në Mosul.

Mosuli është bastioni i fundit kryesor i grupit të terrorit në Irak dhe qeveria javën e kaluar e mbështetur nga SHBA, kreu sulme të rëndësishme për të liruar zonën.

Deri më tani, 90 fshatra dhe qyteza nën kontrollin e ISIS janë çliruar në javët e kaluar, dhe forcat e koalicionit janë vetëm 3 milje larg nga qendra e Mosulit.

Sipas agjencisë së ljameve “Al Sumaria”, 9 luftëtarë të ISIS që u përpoqën të largohen nga Mosuli u kapën nga bashkë-luftëtarët e tyre dhe iu lidhën këmbë e duar.

Më pas u hodhën në çisternat e naftës dhe u dogjën të gjallë. /albeu.com/


Shtuar më 26/10/2016, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori