Ishte një modele e suksesshme, disa fakte që nuk i dini për Melania Trump (FOTO LAJM)

Edhe nëse Donald Trump nuk arrin të triumfojë në zgjedhjet presidenciale, Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump do mbahet mend gjatë.

Melania Trump është Zonja e Parë e Presidentit të 45 të Amerikës, Donald Trump.

Ajo u martua me Trmup ne 2005 dhe ka marrë nënshtetësinë amerikane në 2006.

Gjuhët

Melania mund të flasë më shumë gjuhë se çdo Zonjë e Parë tjetër para saj: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, serbisht dhe natyrisht gjuhën e saj amtare, sllovene.

Kjo e bën atë gjithashtu Zonjën e Parë, gjuha e parë e së cilës nuk është anglisht.

Feja

Pas Jacqueline Kennedy, Melania është Zonja e Parë e dytë që është një Katolike praktikuese.

Ajo u takua me Papa Françeskun si pjesë e një turneu të huaj me burrin dhe Ivankën vitin e kaluar.

Karierë

Melania ishte një modele e suksesshëm, e cila ka pozuar për emra prestigjoz si: Sports Illustrated, Vanity Fair, Vogue, Harper's Bazaar dhe GQ.

Aftësitë e saj nuk kufizohen në shtyp, dhe ajo u shfaq në një reklamë për Aflac, një kompani amerikane e sigurimeve, në 2005.

Familje

Prindërit e Melania janë Amalija Knavs dhe Viktor Knavs dhe çifti jetojnë së bashku në Uashington.

Ajo ka një motër, Ines, e cila raportohet të jetojë në Neë York dhe të punojë si artiste.

Bamirësi

Më 7 maj 2018, Melania nisi fushatën e saj si Zonja e Parë, BE BEST, e cila Shtëpia e Bardhë e përshkruan si "një fushatë ndërgjegjësimi e përqendruar tërësisht rreth mirëqenies së fëmijëve".

Ekzistojnë tre fillesa kryesore për iniciativën: mirëqenia, media sociale dhe abuzimi me opioidet./albeu.com/
Shtuar më 06/11/2020, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori