Ishte 117 kilogramë, gruaja bën ndryshimin e madh (FOTO LAJM)

Kjo periudhë në karantinë, ka bërë që shumë njerëz të mos ndihen mirë me kilogramët e tyre. Ndërsa disa të tjerë, e kanë shikuar si një mundësi shumë të mirë për të ndjekur një dietë rigoroze dhe të humbasin në peshë. Këtë të dytën, ka aplikuar dhe Ali Summers, 30 vjeçe nga Essex i Britanisë së Madhe.

Ali është bariste në profesion dhe si rezultat konsumonte shumë kafe në ditë. Veç kafes, gjatë orarit të punës, detyrohej që të konsumonte disa sanduiçë. Këto ishin disa nga arsyet që ajo u shëndosh jo pak. 117 kilogramë, tregonte peshorja nga fundi i muajit janar, ndërsa tani që ka aplikuar dietën, ka arritur të humbë plot, 32 kilogramë dhe tashmë peshon 85 të tilla.

Ali shprehet se e kishte pak të vështirë për të hequr dorë nga sanduiçët dhe kafeja, por me shumë vullnet, arriti që rezultatin e kënaqshëm. “Pengesa më e vështirë kur po përpiqesha të dopësohesha ishte kafeja.

Sa herë që ndërroja turnet në punë pija kafe. Në ditë konsumoja dy apo tre kafe. Gjithashtu konsumoja dhe shumë sanduiçë. Por tani, nuk kam konsumuar më as kafe as sanduiçë. Me thënë të drejtën nuk e prisja se do të dopësohesha kaq shumë. Kam mbetur e suprizuar”, u shpreh 30-vjeçarja.



Shtuar më 23/05/2020, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori