Ish- shefi i FBI publikon shënimet, përfshihen edhe favoret që kërkonte Donald Trump
Shënime të ish-drejtorit të FBI-së James Comey, të cilat dokumentojnë bisedat e tij me presidentin Donald Trump janë publikuar tashmë në SHBA. Në shënimet e publikuara, flitet për shqetësimin e presidentit Trump në lidhje me një dosje të inteligjencës, si dhe marrëdhënien e tij me Këshilltarin për sigurinë Kombëtare, Michael Flynn.

Nga ana tjetër presidenti Trump ka reaguar duke deklaruar se publikimi i këtyre shënimeve, i hiqte përgjegjësinë atij nga akuzat. Shënime pjesërisht të redaktuara ju janë dorëzuar edhe Kongresit amerikan ditën e enjte, pasi u kërkuan nga tre senatorë republikan, të cilët besojnë se përmbajtja e tyre do të shërbejë për të provuar se akuzat ndaj Trump për të penguar drejtësinë janë të gabuara.

Detajet e publikuara në shënimet e ish-kreut të FBI-së, janë në të njëjtën rrjedhë me akuzat e ngritura në librin e tij, “ Një besnikëri e Lartë: TË vërtetat, gënjeshtrat dhe lidershipi”. Në shënimet e tij Comey shkruan se Trump i kishte kërkuar të mbyllte hetimet ndaj ish- këshilltarit për sigurinë Kombëtare, Michael Flynn për lidhjet e këtij të fundit me Rusinë, i cili dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte gënjyer për kontaktet e tij me Rusinë.

Mes bisedave të tjera të dokumentuara në shënimet e Comey është një e disa ditëve përpara përurimit të Presidentit Trump , ku në një takim privat mes Comey dhe TrumpTrump Tauer. Trump kishte shfaqur shqetësimet e tij në lidhje me akuzat për një dosje të inteligjencës. Gjithashtu Comey shkruan në shënimet e tij se gjatë këtij takimi kishte folur me Trump edhe për detajet e një takimi të supozuar mes Trump dhe disa prostitutave në vitin 2013 në Moskë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2018, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori