ZYRTARE/ Endri Çekiçi vendos të ardhmen, prezantohet te klubi i ri në Turqi

Endri Çekiçi vazhdon karrierën në futbollin turk. Mesfushori i kombëtares shqiptare, ka nisur një aventurë të re, këtë radhë në klubin e Pendikspor, i cili po bën investime të rëndësishme me ngjitjen në elitë.

Edhe pse klubi i qytetit të Stambollit ka pak histori në elitën e futbollit turk, ka vendosur të bëjë investime të rëndësishme, duke afruar emra si Oskar Romero, mesfushori i përfaqësueses së Paraguait. Çekiçi kishte qenë në bisedime me klube të ndryshme turke, por në fund, pranoi ofertën e Pendikspor.

Mbetet të mësohet kohëzgjatja e kontratës së Çekiçit, i cili në dy vitet e fundit kishte luajtur me fanellën e skuadrës së Koniaspor në Superligën turke. Më parë, ai ka veshur edhe fanellën e Ankaraguçu në kampionatin turk.


Shtuar 18.08.2023 21:18