Ish-presidenti Mubarak dënohet me 3 vite burg
Tre vite burg ka qënë masa e caktuar për ish-presidentin Mubarak, i cili akuzohej për korrupsion. Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, sot ka marrë masën e dënimit, ku përpos tij i janë bashkuar edhe djemtë e tij.

Djemtë e tij u dënuan me katër vite burg secili, në të njëjtin rast, për përvetësimin e 14 milionë dollarëve të destinuara për rinovimin e Pallatit Presidencial.

Dënimi fillestar u hodh poshtë më 13 janar, gjatë procedurave ligjore. Ky ishte rasti i fundit gjyqësor mbi Mubarak, i cili u përmbys nga pushteti gjatë kryengritjeve të vitit 2011. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2015, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori