Ish-Presidenti i Parlamentit Evropian: SHBA-të po izolohen
Ish-presidenti i Parlamentit Evropian foli një ditë pas zyrtarizimit të pjesëmarrjes së tij në garën kundër konservatores Angela Merkel në zgjedhjet e muajit shtator.

Sipas Schulz Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të bashkëpunojë me pjesë të tjera të botës përballë rrezikut që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zgjedhin rrugën e izolimit.

“Në një kohë kur shoqëritë po veçohen gjithnjë e më shumë, ne po shohim gjithashtu se shumë shtete po e bëjnë këtë. Politikat e njoftuara gjatë fushatës zgjedhore, tregojnë se Amerika mund të zgjedhje rrugën e izolimit”, tha Schulz.

Gjermania është e shqetësuar për mënjanimin e mundshëm nga presidenti amerikan Donald Trump, me këshilltarë të lartë që pretendojnë se nuk kanë mundur të krijojnë dot kanale komunikimi me administratën e re.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel tha pas inaugurimit të Trump-it se Gjermania mund të ketë nevojë për strategji të reja ekonomike të orientuara drejt Azisë përballë politikave të mundshme proteksioniste në SHBA./albeu.com/

Shtuar më 25/01/2017, ora 20:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori