Ish partnerja e François Hollande bëhet Ministre e Mjedisit
Ish partnerja Presidentit të Francës François Hollande, e cila është edhe nëna e katër fëmijëve të tij, është bërë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, pas ndryshimeve të ekzekutivit nga socialistët të cilët fituan zgjedhet lokale.

60-vjeçarja Segolene Royal, do të jetë ministre e Mjedisit në qeverinë e Manuel Valls, i cili mori postin e kryeministrit të Francës pas humbjes poshtëruese të Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale.

François Hollande është një prej liderëve më pak popullorë të Francës në të gjitha dekadat e fundit dhe arsyeja kryesore mendohet të jetë dështimi i tij për të përmirësuar ekonominë franceze.

Partnerja e fundit zyrtare e presidentit Hollande, Valerie Trierweiler, thuhet se e ka kundërshtuar caktimin e Segolene Royal në çdo lloj pozicioni në qeverine franceze.

Hollande dhe Trierweiler u ndanë në muajin janar pas publikimit të fotove të shefit të Elizesë me aktoren 41-vjecare, Julie Gayet. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2014, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori