Pritet të rifillojë të
marten gjyqi ndaj ish-ndihmësit personal të Papës. Paolo
Gabriele akuzohet për vjedhjen e dokumentave personale të Papës dhe dhënien e tyre një gazetari, i cili shkroi një libër lidhur me thëniet për korrupsion në Kishën Katolike.
46-vjeçari
Gabriele, baba i tre fëmijëve doli para një gjykate të
Vatikanit, ndërsa trupi gjykues prej 3 anëtarësh bëri të njohura disa fakte, sipas të cilave u vendos që personi tjetër i akuzuar, një ekspert kompjuterash i
Vatikanit, do të gjykohet përmes një
gjyqi të veçantë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2012,
ora 19:01