Ish-ndihmësi i Trump akuzohet për bashkëpunim me Rusinë
Ish-menaxheri i fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort, do të përballet me akuzat në lidhje me hetimet mbi ndërhyrjet e dyshuara të Rusisë, raportojnë mediat amerikane.

Ai dhe ish bashkëpunëtori i tij i biznesit, Rick Gates, janë urdhëruar të dorëzohen, sipas raportimeve nga BBC.

Një hetim i kryesuar nga avokati special Robert Mueller po shqyrton çdo lidhje midis Rusisë dhe votimeve gjatë fushatësTrump.
Ndërkohë të dyja palët mohojnë çdo marrëveshje.

Ekipi i Mueller ka kryer intervista me disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë si pjesë e hetimit. Natyra e akuzave për Manafort dhe Gates nuk janë ende të qarta. /albeu.com/

Shtuar më 30/10/2017, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori