Ish-ministri grek pranoi se ka marre 200.000 marka nga "Simens"-i
Albeu.com
Anastasios Mantelis, ish-ministri grek i Komunikacionit nga PASOK-u, dje para komisionit paralamentar pranoi se ka marrë të paktën 200.000 marka gjermane nga kompania "Simens" në vitin 1998.
Mantelis për paratë tha se i ka marrë si "donacion për zgjedhje", duke shtuar se nuk bëhej fjalë për ryshfet.

Ai i përgjënjeshtroi informatat e një shtetasi gjerman se ka marrë ryshfet nga "Simens"-i në vlerë prej 10 milionë marka të atëhershme.
Autoritetet greke ngritën hetim me rastin e nënshkrimit të më shumë marrëveshjeve në vitin 1997 midis kompanisë gjermane "Simens" dhe kompanisë shtetërore gjermane për telekomunikime "Helenik telekomunikejshën" (OTE S.A) për vendosje të teknologjisë digjitale.
Shtuar më 27/05/2010, ora 10:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori