Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia
Tymoshenko e cila ndodhet në qelinë e
burgut të Kharkovit, ku po vuan vitin e dytë të burgimit 7-vjeçar për shpërdorim të fondeve publike njoftoi se të martën se ka zbuluar se në produktet kozmetike qe i vijne nga jashte
burgut prej te afermve i janë shtuar materialet helmuese.
Tymoshenko ka denoncuar edhe më parë abuzim ndaj saj në
burg, ndërsa postoi në 2012-n foto të saj me disa hematoma të dukshme në trup, të cilat sipas ish-kryeministres ishin shkaktuar nga keqtrajtimi prej gardianeve. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2013,
ora 15:37