Ish-kryeministri Valls lë socialistët dhe bashkohet me Macron
Ish-kryeministri socialist francez, Manuel Valls deklaroi mbështetjen e tij për lëvizjen politikeMacron në zgjedhjet parlamentare të qershorit, duke u kthyer kështu në figurën më të lartë që dezerton partinë e vet, për t’u rreshtuar në krah të presidentit të zgjedhur të vendit.

“Unë do të jem kryetari i shumicës presidenciale dhe uroj që edhe ju të gjithë t’i bashkoheni lëvizjes së tij, ‘Republika në marshim’. Republika është gjëja më e çmuar për ne.

Republika, laicizmi, barazia mes burrave e grave. Jemi në një moment vendimtar”, tha ish kryeministri francez, Manuel Valls.

“Partia Socialiste vdiq”, ishte komenti i Valls për radion “RTL”, ku sqaroi se kandidaturën e tij me forcën politikeMacron do ta paraqesë me një vizion mjaft të qartë.

Ish-shefi i ekzekutivit ka pikëpamje të ngjashme biznesi me njeriun që arriti të marrë në duar çelësat e “Elizesë”, një garë ku edhe Valls vet synonte të merrte pjesë, por nuk arriti dot, pasi nuk mundi të sigurojë nominimin në parapraket e Partisë Socialiste të fituara nga Benoit Hamon.

Ekspertët thonë se, pas triumfit të së dielës, Macron tani duhet të ofrojë rezultate, jo vetëm për mbështetësit e tij, por edhe për zgjedhësit skeptikë të së majtës, të cilëve iu duket tejet liberal. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2017, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori