Ish-kryeministri italian jep dorëheqje nga kreu i partisë
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ditën e sotme dha dorëheqjen nga kryesimi i Partisë Demokrate (PD), me shpresën për të rimarrë kontrollin e këtij formacioni të qendrës së majtë, ku një pjesë e vogël më e majtë kërcënon se do të shkëputet.

Matteo Renzi, 42 vjeç, dha dorëheqjen në fund të vitit 2016 nga posti i kryeministrit pas “jo”-së masive të italianëve në një referendum kushtetues mbështetur në atë kohë nga qeveria e tij.

Që prej asaj kohe, kritikat nga një pjesë e PD-së u rritën duke nxitur ish-kryeministrin të kërkonte thirrjen e një Kongresi të partisë, ku ai shpreson një rizgjedhje në postin e sekretarit të përgjithshëm për të gjetur një legjitimitet dhe për të reduktuar kundërshtarët e heshtur./Albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori