Ish-kryeministri francez largohet nga partia socialiste
Ish-kryeministri francez, Manuel Valls, i cili mbështeti kandidatin e qendrës Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale në dëm të kandidatit socialist, njoftoi sot se do të largohet nga partia socialiste, në një moment kritik për këtë forcë politike.

“Një pjesë e jetës sime politike përfundoi. Po largohem nga partia socialiste, apo partia socialiste po më largon mua”, deklaroi për radion RTL Valls.

54 vjeçari, Manuel Valls, i lindur në Barcelonë para se të merrte shtetësinë franceze, iu bashkua partisë socialiste në moshën 17 vjeç.

I njohur për gjaknxehtësinë dhe karakterin e papajtueshëm, ish-kryeministri i presidentit socialist, François Hollande nga viti 2014 deri në 2016 kishte mosmarrëveshje prej disa muajsh me formacionin e tij politik, e përçarë mes qëndrimeve të kundërta. /albeu.com/

Shtuar më 27/06/2017, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori